Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokurori Avni Kraja ngec në vetting, nuk justifikoi disa miliona lekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Tiranës, Avni Kraja nuk ka arritur që ta kalojë vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij pasi për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte 14 milionë lekë të pajustifikuara ligjërisht.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, në relacion u evidentua se një pjesë e këtij bilanci, vinte nga blerja e një apartamenti 135 metra në Tiranë dhe disa transaksione me automjete, të cilat për KPK-në ishin të dyshimta.

Kraja nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja Irena Riso. Në seancë dëgjimore këtë të martë kaluan edhe gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska si dhe Prokurori i Elbasanit Alfred Shehu.

Laska kishte 327 mijë lekë te pajustifikuara, te ardhura këto të arkëtuara në 3 vite, ndërsa për prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehu, hetimi i komisionit nxorri një bilanc negativ prej 129 mijë lekësh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img