Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e kësaj të mërkure, kur është shprehur se prokurorëve të Prokurorisë Speciale u është bërë presion. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati tha se organet ligjzbatuese në vend kanë informacione për këto presione.
Basha shtoi se edhe shërbimet partnere dhe Policia e Shetit janë në dijeni për ngjarjen në fjalë.
“Kam informacione konkrete sigurisht. Jam i bindur që informacione ka dhe Shërbimi Informativ. Jam i bindur që informacione konkrete kanë dhe shërbimet partnere të Shërbimit Informativ në Shqipëri. Jam i bindur se informacione ka dhe shërbimi që është vetë brenda SPAK-ut. Edhe një sektor përkatës në Policinë e Shtetit ka informacione.
Kanë qenë kaq ashiqare saqë pretendohet se dhe gazetarë kanë dërgjuar biseda, presione që u janë bërë prokurorëve të SPAK-u në kafe, afër SPAK-ut. Unë jam kryetari i opozitës, nuk jam kryeprokuror i Shqipërisë. Jam këtu për të shtyrë me të gjitha mjetet transparencën dhe drejtësinë. Që të bëjmë një ndarje me të shkuarën”, tha Lulzim Basha, kryetar i PD.