Hapësire reklamuese

Bota

Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për autorin e masakrës së El Pasos, identifikohet edhe vrasësi i 9 personave në Ohajo

Shkruar nga Newsbomb
Autori i masakres ne qendren tregtare ne Ohajo

Autoritetet e El Pasos kanë deklaruar se po shqyrtojnë akuzën e dënimit kapital për autorin e masakrës në qendrën tregtare në El Paso.

Autori vrau 20 persona, ndërsa plagosi edhe 27 të tjerë. Dyshohet se vrasjet u bënë për motive raciste, pasi shumica e viktimave ishin hispanik.

Ndërkohë që të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive me armë në Dejton, Ohajo.

Incidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme vetëm disa orë pas një sulmi masiv në El Paso, Teksas, ku mbetën të vrarë 20 persona dhe u plagosën 26 të tjerë.

Sulmuesi i masakrës në Dejton u identifikua më pas nga autoritetet si Connor Betts, 24 vjeç nga Bellbrook i Ohajos.

Conor Betts.jpg

Connor Betts, autori i masakres ne Ohajo. 

Sondazh

Poll