Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokurorët e SPAK në Departamentin për ndjekjen e rasteve të korrupsionit në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Prokurorët e SPAK në Departamentin për ndjekjen e rasteve të

Grupi i prokurorëve të SPAK që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vazhduar dhe dje vizitën në Uashington së bashku me zyrtarët e ekipit të OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Kryeprokurori Altin Dumani është takuar me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada Amerikane shton se zyrtarët e SPAK janë takuar dhe me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë.

Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

"Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)", njofton selia diplomatike në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese