Kryeprokurori Altin Dumani dhe kolegët e tjerë prokurorë nga SPAK, raportohet se kanë përfunduar këtë të shtunë vizitën e tyre studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet që të rikthehen në Tiranë.
Ata janë shoqëruar në Amerikë nga anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Gjatë ditëve që kanë qëndruar në SHBA, prokurorët e institucionit më të lartë të akuzës në Shqipëri janë takuar me disa nga zyrtarët më të lartë amerikanë për çështje të zbatimit të ligjit, raporton neësbomb.al.
Në shënim thuhet se kryeprokurori Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan ndër të tjera dhe me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew.
Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).
"Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.
Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA)", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, krah fotografive të mëposhtme.