Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Prokurorët belgë zbardhin vrasjen e Arjan Spahiut, kush ishte porositësi dhe ekzekutorët e të riut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet belge kanë zbardhur vrasjen e shqiptarit Arjan Spahiut, i njohur ndryshe si “Arjani i Vogël” në lagjen Molenbek, në vitin 2020. Prokurorët që kabë hetuar çështjen, akuzojnë si porositësin e vrasjes, Franc Çopjan nga Elbasani, i cili prej vitesh qëndron në Dubai. Sipas tyre, motivi i krimit është larja e hesapeve, pasi grupi Çopja kishte përplasje me kreun kundërshtar, të drejtuar nga Erjon Alibej.

Viktima Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël”, në lidhje krushqie me Alibejn, konsiderohej si financier i grupit, ndërsa ishte duke hetuar për llogari të Erjon Alibej mbi autorët e atentatit mafioz në Bradashesh.

Hetuesit belgë akuzojnë si ekzekutorë të Spahiut, Florenc Meçen alias Gega si dhe Elvis Muratin. Të paktën, kështu rezulton sipas një letërporosie të mbërritur në Ministrinë Shqiptare të Drejtësisë.

Të dy këta shtetas të dyshuar janë arrestuar përkatësisht në Spanjë e Gjermani, por nuk janë ekstraduar drejt Belgjikës, për arsye që ende nuk dihen.

Arjan Spahiu u ekzekutua në 27 nëntor 2021 në Belgjikë. Ai ishte viktima e radhës në përplasjen e ashpër mes dy grupeve kriminal, Alibej dhe Çopja, që nisi vite më parë me humbjen e një sasi prej 50 kg kokainë ne Britaninë e Madhe dhe dhunimin e një të riu atje, pasi dyshohej se kishte grabitur drogën.

Më shumë


spot_img









spot_img