Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokurorët belgë përsëri në SPAK, pyetën Lulzim Bashën dhe 22 persona të tjerë, "Toyota Yaris" do gjykohet në Bruksel

Shkruar nga Newsbomb
Prokurorët belgë përsëri në SPAK, pyetën Lulzim

Prokurorët belgë që morën dje në pyetje kryetarin e PD Lulzim Basha, mësohet se kanë pasur dhe një listë me 22 persona të tjetër të cilët janë miq, familjarë dhe të afërm të personave të arrestuar për dosjen e "Toyota Yaris". Ata janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit.

Paraditen e sotme hetuesit belgë kanë shkuar përsëri në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK dhe janë takuar me drejtuesin Arben Kraja, si dhe kolegët e tjerë shqiptarë. Paraprakisht nga burime të ndryshme mësohet se prokurorët kanë marrë disa fashikuj të dosjes "Toyota Yaris" dhe pritet që në ditët në vazhdim të bëhet gjykimi në Bruksel.

Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma në Shqipëri për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi” me 1 vit e 6 muaj burg, si dhe Agim Çekën për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj. Makina u kap në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2018, ndërkohë që dy ditë para operacionit Lulzim Basha tha me përpikmëri në Kuvend atë që do të ndodhte.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qenë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, të cilët janë liruar nga akuzat. Nuk dihet nëse këta të fundit janë marrë përsëri në pyetje nga hetuesit belgë për rastin apo në "lupën" e tyre ka pasur persona të tjerë.

7 zyrtarët e lartë të drejtësisë në Belgjikë, 4 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë, kanë qëndruar prej tre ditësh në vendin tonë dhe kanë zhvilluar takime dhe hetime intensive. Dyshimet janë se 3.4 milionë eurot që u futën ilegalisht në Shqipëri rrjedhin nga aktiviteti kriminal në Blegjikë.

Por fokusi i vetëm hetimeve të blegëve nuk ka qenë vetëm "Toyota Yaris", por edhe disa ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Bruksel ku janë përfshirë shtetas shqiptarë. Kryesisht bëhet fjalë për çështje të trafikut të drogës dhe ekzekutimet mafioze për llogari të këtyre grupeve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll