Drejtori i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Ajazi është parë duke u futur në ambientet e SPAK, teksa mësohet se do të zhvillojë një takim me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.
Duket se ky takim po zhvillohet në kuadër të çështjes së grupit të Laert Haxhiut, pasi Ajazi është pikërisht prokurori që po merret me dosjen e këtij të fundit.
Kujtojmë që arrestimi i Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtëisë ka zbardhur 16 ngjarje kriminale, ku mes tyre 6 atentate të bujshme. Tafani zbuloi se të gjitha vrasjet ishin organizuar dhe porositur nga Laert Haxhiu.
Aktualisht Laert Haxhiu ndodhet në burg në Janinë, teksa autoritetet shqiptare e konisderojnë si një nga më të rrezikshëm në Shqipëri dhe Evropë.