Hapësire reklamuese

Sporti

Projektoi stadiumin me kullë, arkitekti italian rezulton i arrestuar për korrupsion

Shkruar nga Newsbomb

Prezantimi i projektit të stadiumit të ri kombëtar, që pritet të ndërtohet në Tiranë, ka tërhequr vëmendje të madhe për faktin se do jetë rast unikal në botë, ku sipër stadiumit do të ngrihet një kullë.

Mediat në Shqipëri kanë hulumtuar edhe mbi të shkuarën e arkitetit që ka projektuar “Arënën Kombëtare, Marco Casamonti, i cili rezulton si i përfshirë në një skandal korrupsioni në Itali në vitin 2008.

Casamonti akuzohej për korrupsion në projektin për urbanizmin e një kështjelle në Firence të Italisë, akuzë për të cilën ai u arrestua në 11 dhjetor të 2008, për t’u lënë i lirë në 2 janar të 2009-ës.

Shkrimi i La Repubblica:

Arkitekti Marco Casamonti, një nga shtatë të dyshuarit për korrupsion në hetimin mbi urbanizimin të zonës së Kalasë, në Firence, pronën e Fondiaria-Sai, eshtë arrestuar në kushtet e një hetimi tjetër, gjithnjë i koordinuar nga prokuroria në Firence. Mbi të rëndon akuzat për përfitim të një tenderi i cili u prokurua nga Komuna Terranova Braçiolini (Arezzo).

Casamonti, profesori i ri me titull në katedrën e Fakultetit të Arkitekturës të Genovës, mori pjesë pak ditë më parë në një konferencë në Imperia për projektin e rizhvillimit të ish-zonave industriale, dhe nënshkroi një masterplan për rimëkëmbjen e ish-rajoneve të Ilva-s, e paraqitur nga shoqata "Societa per Cornigliano in Comune". Në qendër të hetimit që çoi në ndalimin e Casamontit është gara për tenderin e prokuruar nga Komuna e Terranova Braçiolini për rinovimin e një ndërtese: Fondi i tenderit ishte e 98.000 €. Përveç Casamontit, profesionistë të tjerë do të hetohen. Të dy hetimet janë drejtuar nga prokurori Giuseppe Quattroçhi dhe nga prokurorët Glanni Tei, Giulio Monferini dhe Josephine Mione dhe janë kryer nga policia e Ros.

Në hetimin për urbanizimin e Kështjellës, në Firence, Casamonti është etiketuar si një nga projektuesit që ish-këshilltari i Firences, Gianni Biagi (në mes të të dyshuarve) kishte sugjeruar për grupin Ligresti. Casamonti, nga Firence, 43 vjeç, është themelues i Studios ARCHEA, që vepron në nivel ndërkombëtar, profesor në Universitet, është gjithashtu autor i eseve dhe redaktor i revistave. Do të hetohen edhe një oficer i qytetit të Arezzo dhe tre profesionistë të tjerë. Për çështjen e Kalasë, Casamonti akuzohet për korrupsion, së bashku me gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë Biagi, ish-këshilltarin e qytetit Graziano Cioni, dhe presidentin e nderit të Fondiaria-Sai, Salvatore Ligresti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu