Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Projektligji për krijimin e parqeve teknologjike, Ahmetaj: Sektori me rritjen më të madhe, kontribuoi me 35% të rritjes së punësimit në 2021

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend për projektligjin që do të votohet sot, për parqet teknologjike dhe shkencore. Ai i është referuar dhe sektorit të teknologjisë dhe e ka cilësuar si një nga sektorët me “vlerën më të madhe të shtuar potencialisht në ekonomi”.

“Tekno parqet jane ne vazhdim te lehtesimit qe ne kemi bere qofte ne anen fiskale, qofte ne anen proceduriale, qofte ne parim, te nje sektori dhe nje indistrie qe ne mendojme do duhet te zere nje vend te rendesishem tani apo ne te ardhmen e ekonomise shqiptare”, ka thënë Ahmetaj ndër të tjera.

Fjala e ministrit Arben Ahmetaj në Kuvend – 14 korrik:

Ne reference te te gjithe detajeve te draft ligjit qe eshte perpara jush, thelbi i te gjithe inisiatives se qeverise ka te beje me mbeshtetjen e nje nga sektoreve me vleren me te madhe te shtuar potencialisht ne ekonomi, pra ka te beje me teknologjine e informacionit, me teknologjine inovative ne teresi dhe ne reference te te gjithe perpjekjeve qe jane bere te pakten 6 vitet e fundit ne raport me kete industri.

Fakti eshte interesant per te pare sesi eshte rritur industria dhe se sa vende pune ka kontribuar industria, teknologjia e informacionit dhe teknologjia inovative ne raport me te gjithen. Dhe jane, nga te gjithe vendet e rritura te punes, e kemi thene dhe vlen ta themi serish, ne 2013 kane qene 439 mije vende pune, sot jane 720 mije vende pune, jam duke iu referuar statistikes zyrtare, borderose.

Dhe nderkohe edhe paga mesatare reale nga viti ne vit eshte rritur.  35% e vendeve te rritura te punes vitin e kaluar kane qene nga sektori i informacion-teknologjise, nga sektori i teknologjise inovative.

Sot ka ne Shqiperi kompani nderkombetare me shume eksperience ne fushen e teknologjise, ka kompani gjermane shume te avancuara, ka kompani amerikane te cilat ne burse jane kuotuar mbi 1 miliarde, besoj para 1 muaji e pate edhe viziten tone, po edhe te ambasadores ne nje kompani e cila ishte konkretizuar si unicorn ne tregun e aksioneve.

Eshte dhe Lufthansa, me degen e saj Lufthansa Solution qe ka te beje me zgjidhjet teknologjike dhe informatike te pjeses qe kjo kompani mbulon.

Tekno parqet jane ne vazhdim te lehtesimit qe ne kemi bere qofte ne anen fiskale, qofte ne anen proceduriale, qofte ne parim, te nje sektori dhe nje indistrie qe ne mendojme do duhet te zere nje vend te rendesishem tani apo ne te ardhmen e ekonomise shqiptare.

Debati i shume viteve perpara kur nxorem paketen e mbeshtetjes se industrive fason po i referohem, me te drejte shumekush nga ju tha keto jane industri me vlere jo fort te shtuar, e kane vleren e shtuar te ulet. Ne iu thame, po, keni te drejte, ajo qe po bejme eshte furnizimi i punesimit dhe ne zinxhirin e prodhimit sigurisht qe keto do vijne dhe do shtojne ate cikel te plote te cilin sot e shohim kollaj.

Sa per dijeni, tekstilet jane nje nga industrite qe here pas here balancen e kane ne favor te eksporteve.


Te njejten gje po bejme dhe me kete sektor dhe fara e hedhur disa vite me pare, qofte ne aspektin e dixhitalizimit, jam duke folur per sektorin publik, qofte be avancimin e kompanive qe iu referova dhe jane shume, qe nga start upet deri tek kompanite e konsoliduara, tani iu shtohet dhe nje lehtesim qe vjen me kete ligj dhe sic iu referova lehtesite jane fiskale, proceduriale por edhe ligjore.

Thene kjo, sigurisht do duhet ta fusim edhe ne nje kuader te diskutimit te sotem qe ka te beje e gjitha me rritje e mireqenies se qytetareve, qe nga drejtesia e deri tek paketat e solidaritetit apo inovacione ligjore te cilat sjellin nje koncept te ri te tekno parkut per te bere te mundur ardhjen sa me shume te kompanive teknologjike

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img