Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Projektligji për dosjet nesër në Kuvend, ironizon Balla: Gati gozhda për spiunët e Sigurimit!

Shkruar nga Newsbomb
Projektligji për dosjet nesër në Kuvend, ironizon Balla: Gati

Autoriteti për Informimin e Dosjeve propozoi pak ditë më parë ndryshimin në projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit”, ndryshim ky i cili u miratua nga Komisioni i Ligjeve.

Ditën e nesërme ky projektligj do të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Lidhur me këtë ka reaguar dhe deputeti socialist Taulant Balla i cili ironizon duke thënë:

“Gati për nesër në Kuvend, për “gozhdat” e spiunëve të sigurimit”.

Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën verifikimit  të personaliteteve që mbajnë poste publike dhe atyre që janë pajisur me herët me certifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme, Mezini dhe Bezhani. Ndër të tjera i hapet rruga edhe verifikiimit të Ilir Metës në dosje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese