Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“Projektligji i urdhëruar nga bota e krimit”, Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale, cënon integrimin e vendit  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga ligji për amnistinë fiskale.

Ish-presidenti u shpreh se kjo do të pengonte procesin e integrimit të vendit në BE. Sipas Metës ky është një projektligj i urdhëruar nga bota e krimit.

“Mos të provokojë më dhe mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit Europian të Shqipërisë, Pra për t’i tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë. Me urdhër të qartë është bërë për të përfituar nga bota e krimi, që të pushton ekonominë vendase apo tregun financiar për të kriminalizuar ekonominë, shoqërinë dhe institucionet tona.

Do të goditej dhe do të dëmtohej biznesi i ndershëm, që do të falimentonte dhe iniciativa e lirë vendase. Do të inkurajoheshin dhe do të largoheshin nga vendi dhe at pak investitorë të huaj seriozë. Do të kriminalizohej shoqëria për llogari të eksponentëve kriminalë. Do të inkurajohej perceptimi i gabuar dhe i rrezikshëm se çdo veprimtari kriminale, duke amnistuar rritjen e kriminaliteti të rrugës dhe më shumë shqiptarë drejt burgjeve.

Shqiperia është kthyer në bazë operacionale për aktivitetet kriminale.Në emër të Partisë së Lirisë bëjmë thirrje të hiqet urgjentisht dorë nga kjo nismë.Qeveria shqiptare ka për detyrë të zhvillojë vendin nëpërmjet punës së ndershme dhe jo të shpallë krimin si motor të zhvillimit të vendit”, u shpreh Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img