Hapësire reklamuese

Aktualitet

Projekti për shkollën e drejtorëve, Rama: Operacion për të ndarë shkollën nga politika

Shkruar nga Newsbomb

Sot po prezantohet projekti i qeverisë për shkollën e drejtorëve, ku pjesëmarrës është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është një operacion për të ndarë shkollën nga politika.

Sipas Ramës sistemi arsimor ka ndryshuar nga rrënjët në krahasim me atë të 5 viteve me parë.

“Ata që nuk duan të shohin, transformimi në sistemin tonë arsimor, ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi. Ka në çdo aspekt shumëçka për të përmirësuar ende por nuk ka të krahasuar sot shkolla më atë që ishte 5 vite më parë. Këtu filloj nga sistemi i  rekrutimit të mësuesve i cili nuk është më i lidhur me politikën, nuk është më një proces në interes të partive, në funksion të kushërinjve por të jetë i bazuar tek dija”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se shkolla e drejtorëve është një burim dije që nuk ka të paguar.

“Shkolla e drejtorëve do të jetë një tjetër operacion i rëndësishëm për të ndarë shkollën nga politika edhe ne nivelinn e  drejtorëve”, tha Rama.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.