Hapësire reklamuese

Aktualitet

Projekti, ja si do të duket Kopshti i ri Zoologjik në Tiranë (Fotogaleri)

Shkruar nga Newsbomb

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor. Falë këtij investimi, Kopshti Zoologjik rikonceptohet tërësisht për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty, si dhe kushtet e punës për kujdestarët.

Këto ndahen në disa kategori si riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi hapësirave për pushim, argëtim e piknik.

Me rritjen e popullaritetit në këtë kopësht, është rritur edhe nevoja për një infrastrukturë të përshtatshme parkimi. Ndaj Bashkia ka menduar dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor me 100 vende duke u ardhur në ndihmë jo vetëm vizitorëve, por edhe komunitetit përreth.

Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi do bëhet me mur 2.50metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë.

Veç sigurisë fizike rrethimi ofron dhe një brez ‘buffer-I’ për zhurmat dhe privatësi nga ana vizuale.

Krahas këtyre në kopsht jane të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.