Hapësire reklamuese

Aktualitet

Projekti i Teatrit Kombëtar, Derhemi NUK përmbahet në protestë: Mos GUXONI, do të futemi në GREVË urie

Shkruar nga Newsbomb

Artistët kanë vijuar edhe ditën e sotme protestën e tyre kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, teksa ka qenë Arben Derhemi ai që nuk është përmbajtur gjatë fjalës së tij.

Pasi recitoi para protestuesve një fabul me mjaft domethënie, Derhemi u ka bërë thirrje të gjithë autoriteve të mos guxojnë t’a prishin ndërtesën e TK-së, teksa ka paralajmëruar se artistët do të futen në grevë urie.

Shumë shpejt do të futemi në grevë urie dhe mos guxoni t’a prekni këtë vend. Një maskaradë u shkrua ditën e sotme në Facebook, ku thuhej se kjo verë do të jetë e nxehtë. Kështu që mos guxoni t’i vendosni shkrepësen, sepse kjo godinë nuk merr flakë e nuk digjet as më 500 gradë”, ka thënë aktori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu