Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Projekti i SUPERVILËS që kunati i Bashës do ndërtojë në FARKË: Me tre kate, pishinë, bodrum e parkim nën tokë; 2 kuzhina dhe 3 garderoba (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cf9e81524f930ee4db7fcd59560e8411 scaled

Erjon Isufi, kunat i kryedemokratit Lulzim Basha, njoftoi dje se do të padiste kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për shpifje, pasi ky i fundit ishte shprehur në një takim elektoral se, Isufi po aplikonte për leje për vilën e 5-të.

Gazeta Shqip, shkruan se ka siguruar pamjet dhe projektin e supervilës që Erjon Isufi do të ndërtojë në zonën e Farkës së Madhe, projekt për të cilin kërkon leje ndërtimi. Isufi ka blerë një sipërfaqe tokë arë 1450 metër katrorë, të cilën e zotëron së bashku me Stela Dhamin.

Më tej, Isufi bashkë me Dhamin, kanë paraqitur kërkesën për lejen zhvillimore për ndërtimin e vilës trekatëshe.

“Relacioni ka për synim të paraqesë propozimin për leje zhvillimore për objektin “Banese individuale 1 dhe 3 kat + bodrum dhe mur rrethues” në rrugën “Sheheler” në Farkë të madhe në qytetin e Tiranës. Pronat të cilat do të zhvillohen janë me nr pasurie 97/1/1 dhe 97/13 ne Z.K 1604”, thuhet në realcion.

640-0-b43961b0dd889d3e19c5e495603d0c85.jpg

Për mundësinë e ndërtimit të kësaj vile luksoze, bëhet e ditur se Erjon Isufi do të shembë një banesë të vjetër që e ka blerë siç duket së bashku me pronën prej 1450 metra katrorë. “Në zonë është objekti ekzistues 1 kat me sipërfaqe 100 metër 2 me funksion banim. Ky objekt do të prishet sipas deklaratës së prishjes për të ndërtuar një objekt të ri.”

Super hapësirat

Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve. Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

Sipas dokumenteve “sipërfaqja e truallit që zhvillohet 1700 m²; ndërsa Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura 257.7 m². Koeficienti i shfrytëzimit të truallit 15.2 %”.

Pjesa e poshtme, e nëndheshme, veç parkimit, parashikon si hapësira më veta lavanderinë, magazinën dhe një vend të posaçëm për lodrat e fëmijëve.

640-0-5cac5c3e8dd46456a03261775af1acce.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img