Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Projekti i ri pengohet nga Meta’, Presidenca reagon pas akuzave të Ramës në Vlorë: Inskenime dhe propagandë, kryeministri po përfshin në shkelje dhe presidentin

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë, nga ku ka inspektuar tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, ka vënë në dukje se kërkohet një firmë nga presidenti Ilir Meta për ta përfunduar. 

Më pas Rama ka thënë se nuk ka dashur të bëjë një debat publik, por nuk kupton se pse Meta e ndalon këtë projekt vetëm për një firmë.

Ndërkohë me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar presidenca përmes zëdhënësit të saj Tedi Blushi, ku thotë se akuzat e Ramës janë inskenime dhe deklarata të papërgjegjeshme që bëhen për përfitime elektorale. Sipas Presidencës, kryeministri synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës.

Blushi thotë se Meta i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku evidentohet se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

Screenshot_17.jpg

Shënimi i Tedi Blushit

Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”.

Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces.

Presidenti Meta, sikundër ka bërë publike, është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll