Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanit, ironizon Murrizi: Ç’është kjo, si bunkier

Shkruar nga Newsbomb
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanit, ironizon Murrizi:

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me projektin prej 1 miliard eurosh që dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka në plan ta zbatojë në ishullin e Sazanit për ta kthyer në një eko-resort luksoz.

Gjatë fjalës Murrizi nuk ka kursyer ironinë duke thënë se projekti duket si një bunker, ndërsa u shpreh se është kopje e një projekti ekzistues në Ksamil.

“Variant bunkieri. Po kështu është variant bunkeri. Ç'është kjo....Ky model e ka bërë kopje 100% një biznesmen mbi depot në Ksamil. Kjo ëshë marrë nga ata. Ai ka disa vila që disa i mban vetë, ndërsa disa i jep me qira. Është kopje asaj, nuk kanë bërë ndonjë ndryshim”, tha Murrizi ndër të tjera në “Top Story” në “Top Channel”.

Një tjetër këndvështrim ka eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i cili tha se projekti i ka të gjitha gjasat që të jetë i suksesshëm.

“Unë mendoj se gjasat për të qenë i suksesshëm ky projekt, janë të mëdha sepse firma mbrapa është fond investimi, që do të thotë nuk pret të marrë para në banka. Garancia financiare është e padiskutueshme. Pjesa tjetër varet nga aftësia e autoriteteve shqiptare që të kemi një ndarje më të ndershme të asaj që përfiton investitori dhe asaj që përfiton ekonomia lokale”, tha Xhepa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed