Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Projekti ambicioz i kryeministrit: Brenda vitit të hapim themelet për Shkollën Profesionale të Peshkimit, për gjeneratën e re të kapitenëve shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria do të ketë një shkollë profesionale për pershkimin. Kështu është shprehur sot kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, teksa prezantoi Buxhetin e vitit 2022 me përfaqësuesit e këtij sektori, shkruan newsbomb.al. Ai la porosi që brenda vitit të ardhshëm të hapen themelet për këtë shkollë.

Gjithashtu, Rama kërkoi që gjatë 2022 të realizohet markata e Durrësit, me restorante, bare dhe tregje për produktet e detit.

“Na duhet një shkollë. Nuk diskutohet. Sa më shumë ju po rritemi, aq më shumë po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Kapitenët, etj etj. Na duhet patejtër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë. Që të jetë e lidhur drejtpërdrjet me praktikën. Dy ditë në anije dhe tre ditë në klasë”, u shpreh Rma ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Na duhet një shkollë. Nuk diskutohet. Sa më shumë ju po rritemi, aq më shumë po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Kapitenët, etj, etj. Na duhet patjetër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë. Që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Dy ditë në anije dhe tre ditë në klasë.

Për të krijuar gjithë gjeneratën e re të kapitenëve shqiptarë, edhe të teknikëve shqiptarë. Duhet të fillojmë punën. Të gjejmë vendin ideal se ku do ndërtohet shkolla. Vijnë nxënësit këtu, janë të lidhur me portin, me kompanitë. Direkt nga shkolla, fillojnë punën në kompani.

E kemi rritur peshkimin me 240% dhe dua ta rrisim prapë po kaq. Jo tani që u kap ky nivel të rrimë. Ta dyfishojmë. Po si ta dyfishojmë? Duke ju dhënë ju maksimumin e mbështetjes. Por nuk duhet të rrimë vetëm te logjistika, duhet dhe dija. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet.

Të hedhim si sot një vit, ky është objektivi, themelin e merkatës dhe themelin e shkollës profesionale të peshkimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img