
Ministria e Kulturës ka bërë publike listën e projekteve për vitin 2020 që do të kalojnë në fazën e dytë, për t’u mbështetur financiarisht, por ajo që ka rënë në sy është heqja e mbështetjes financiare për disa nga artistët bashkëkohorë dhe hapësirat që cilësohen edhe si ‘tempuj të artit’.
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Kulturës, 43 projekte kanë kaluar në fazën e dytë, ndërkohë që kanë filluar edhe pakënaqësitë e para.
Art House, që njihet si një nga ‘shtëpitë’ e artit bashkekohor e ka quajtur të pakuptimtë eleminimin e projekteve të tyre nga Ministria e Kulturës.
Por jo vetëm Art House nuk u përfshi në financimet publike të ministrisë, pasi jashtë kësaj liste u lanë edhe hapësira arti mjaft të vlefshme si Zeta, T.I.C.A, Bazament Art Space dhe Tulla-Culture Center.
Këto hapësira arti kanë vite që japin kontribut të çmuar publik në skenën e artit bashkëkohor shqiptar.
Reagimi Art House:
“I pakuptimte eliminimi nga Ministria e Kultures i mbeshtetjes per pothuajse te gjithe aktoret qe mbajne gjalle skenen e arteve bashkekohore ne Shqiperi. Jo vetem Art House, por edhe hapesira te vlefshme si Zeta, T.I.C.A., Bazament Art Space apo Tulla-Culture Center jane perjashtuar ne menyre te habitshme nga financimi publik, ndonese ato ka vite qe japin nje kontribut te çmuar publik ne skenen e artit bashkekohor shqiptar. Eshte koha te rishihet nje vendim i tille ashtu siç ia vlen te krijohet nje solidaritet bashkepunues mes aktoreve te kesaj skene bazuar ne kontributet dhe vlerat qe seicili arrin te percjelle”.
Njoftimi i Ministrisë së Kulturës