Hapësire reklamuese

Aktualitet

Projektbuxheti 2022, Nano: Bonus për efektivët, shtim i mjeteve dhe pajisjeve inteligjente

Shkruar nga Newsbomb
Projektbuxheti 2022, Nano: Bonus për efektivët, shtim i mjeteve dhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka prezantuar projekt-buxhetin për vitin 2022 në Policinë e Shtetit.

Nano është shprehur se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit do të kenë rritje page me 50%.

Ndër të tjera ai tha se vitin e ardhshëm policia do të modernizohet me automjete të reja dhe pajisje të tjera inteligjente.

“Synohet rritja e numrit të mjeteve, referuar faktit se kemi rritur shkallën e modernizimit, pajisjet e gjurmimit dhe monitorimit në distancë, buxheti so të sigurojë riparimin e këtyre pajisjeve. Në vitin 2022 janë parashikuar me rritje me 81% më shumë se krahasuar me vitin aktual. Po ashtu, me rritjen e buxhetin e vitit 2022, do të bëhet pagesa e orëve të punës për ‘orët e natës’, mbi kohë e punës, trajtim të veçantë për 1179 punonjës policie që punojnë jashtë qendrës së banimit nga janari i vitit 2022 do marrin shtesë 50 % të pagës aktuale. Po ashtu, për herë të parë këtë shtesë e përfitojnë edhe punonjësit që kanë gradën inspektorë

Në vitin 2022 janë parashikuar rritje me 81% ose 550 milionë lekë me shume krahasuar me vitin aktual. Këto shpenzime janë për projekte në vazhdim edhe të reja. Rikonstruksione per policine në Elbasan , në Dibër dhe antenat në Dajt, paisje për blerjen për përdorimin e policisë që të dokumentohen provat për vepra kriminale. Do të rritet numri i flotës së automjeteve.

Do të vazhdojë financimi i projektit të financimit të investime për vitin 2022, 325 milionë lekë financime të huaja. Qeveria ka reformuar policinë duke e bërë një shërbim policor më të trajnuar më të paguar më pranë qytetarëve. Më të besueshëm për partnerët evropian, kundër krimit të organizuar. Policia sot është paisur me mjete bashkëkohore te nivelit europian. Polciia e shtetit do të jetë e angazhuar për ofrimin e sigurisë për qytetarët, në emër të policisë dua shpreh falënderimet për qeverinë dhe kryeministrin Rama. Policia do të jetë e motivuar më shumë se kurrë për tu përballur me detyrat e ngarkuara”, tha Gledis Nano.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll