Hapësire reklamuese

Politikë

Progresi me IPARD në Shqipëri, Krifca takon komisionerin e BE, gati paketa e tretë prej 146 milionë euro për fermerët

Shkruar nga Newsbomb
Progresi me IPARD në Shqipëri, Krifca takon komisionerin e BE, gati

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka zhvilluar këtë të enjte një takim në Bruksel me Komisionerin e Bashkimit Evropian Janusz Wojciechoëski, ku u vlerësua ecuria e zbatimit të programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë në të gjithë nënsektorët e saj”, është shprehur ministrja Krifca.

“[...] në takimin me homologët nga Serbia dhe Mali i Zi, u diskutua gjerësisht në këtë takim mbi zhvillimet në sektorin e bujqësisë, orientimin e BE për mbajtjen e tregjeve hapur e pa barriera, ndikimin e luftës në Ukrainë mbi zinxhirin e furnizimit ushqimor, inflacionin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin me sukses të këtyre sfidave të përbashkëta”, ka shtuar ajo.

Prej dy vjetësh Shqipëria po implementon programin IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë pritet këtë vit të hapet programi IPARD III me një fond prej 146 milionë euro.

“Ndërkohë, zbatimi me sukses i programit IPARD II në vendin tonë, i ka hapur rrugë miratimit nga KE të programit IPARD III në Shqipëri, ku për herë të parë do të futen masa të reja mbështetëse që trajtojnë diversifikimin e fermave, bimët mjekësore, turizmin rural”, ka thënë Frida Krifca, ministre e Bujqësisë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll