![Progres raporti për Shqipërinë, Bardhi: Konfirmon](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/10/-1000-0-b8953ac5-f1a8-4d16-8d1c-148c4b10f926.jpg)
Duke marrë shkas nga progres raporti i KE, deputeti Gazment Bardhi tha se Shqipëria nuk nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social.
Sipas tij, skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkuan se raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.
“Shqipëria nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.
Raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.
Komisioni Europian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Europian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët.
Së fundi, e shoh të drejtë shqetësimin e Komisionit Europian për gjendjen e opozitës, prandaj është detyrim për ne që të shndërrohemi në një alternativë të besueshme qeverisëse, duke filluar më së pari në bërjen funksionale të opozitës. Sa më shpejt!” shkruan Bardhi.