Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Programi për energjinë, Rama: Kur erdhëm ne në qeveri Shqipëria ishte e 154 në botë, sot është e 44 (Tre prioritet për mandatin tjetër)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a463bcbb4206a8660b4a77d45d36d091

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar pak më parë programin e PS për mandatin e tretë, për energjinë dhe ujin. Për ujin, Rama tha se brenda këtij mandati do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, ndërsa për energjinë prezntoi dhe tre prioritete.

“1- Të rrisim sigurinë e furnzimit për të gjithë, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shpërndarjes.

2- Do të ndërtojmë dhe transformojnë nënstacionet e tjera, nga Shkodra deri në bredgetion Jon…

3-Të ndërojmë një rrjet të ri 20kë me një seri kabinash të tjera, që do garantojnë një siguri të re energjitike dhe një cilësi të re shërbimi. Të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, dixhital, në monitorim dhe operim, përmes një sistemi që është instaluar në Shqipëri dhe e ka bazën për të vepruar, duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat”, tha Rama.

Më tej, ai tregoi se kur PS erdhi në qeveri Shqipëria renditej e 154 në botë për lidhjen e një subjektim me energji, ndërsa sot është e 44.

“Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte në vendin 154 në botë, e klasifikuar nga banka botërore, për kohën e lidhjes së energjisë nga një subjekt. Sot kemi kemi kapërcyer më shumë se 100 vende, dhe jemi në vendin e 44 në botë”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img