Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Programi për Drejtësinë, Rama thirrje shqiptarëve: Dilni masivisht në votime! Ky fëmijë i vogël të mos vdesë pas 4 vitesh (Zbut tonet për Bashën)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8e7c9eab5e07f0f813c2fe73a545ba3b

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar Programin e PS për Drejtësinë, dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime më 25 prill, për të shprehur mbështetjen e tyre me votë për Reformën.

“Nëse ne nuk e justifikojmë mandatin e tretë, ju mund ta rishikoni pas 4 vitesh. Por nëse ju nuk e justifikoni me pjesëmarrjen tuaj masivisht në votime nevojën e drejtësisë së re, për mbrojtjen dhe mbështetjen tuaj sot, atëherë ky fëmijë që sapo ka lindur, do të ketë vdekur vetëm pas 4 vitesh”, tha Rama ndër të tjera.

Më tej, kryeministri tha se te drejtësia palët ndahen qartë, shumë mirë ose shumë keq.

Sakaq, Rama ka zbutur dhe tonet për kreun e PD Lulzim Basha, duke e quajtur atë një politikan që nuk i bën dëm as drejtësisë dhe as demokracisë, por është në duart e tre xhakajdurëve që mund ta mbyllin në shtëpi.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Lulzim Basha nuk është rrezik as për demokracinë dhe as për drejtësinë. Por fatkeqësisht duke qenë një politik i vogël, pa karakter, që është futur në duart e tre xhagajdurëve të tjerë që mund ta mbyllin në shtëpi me duart e tyre.

Lulzim Basha është thjesht administrator i një shoqërie aksionere që nuk merr dot vendime për të. Si mund të identifikohen demokratët, me një PD ku janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi. Duan të përmbysin PS që edhe ne kemi kusuret tona.

Unë kam shumë besim që këto forca kundër reformës, të bashkuara tanimë përpara të gjithëve ju, nuk do t’ia dalin. Sepse halli i tyre nuk është halli juaj.

Unë dua tju them të gjithë të pavendosurve, në 25 prill më shumë se për cdo gjë tjetër, do të vendoset për fatin e drejtësisë. Fatin e Drejtësisë i cili dukej i shënjuar njëherë e mirë, deri kur në ndërmorëm me kurajo rrugën plot të panjohura të kësaj reforme.

Do vendoset si do ta kenë fytyrën nesër gjykatat dhe prokuroritë, për dekadat e ardhshme.

Tek drejtësia ndarja mes palëve është më e qartë, më e prerë. Tek drejtësia nuk ka më mirë dhe më keq si në të gjitha fushat e tjera kur bën krahasimin mes palëve. Te drejëtsia ka shumë mirë ose shumë keq.

Nëse ne nuk e justifikojmë mandatin e tretë, ju mund ta rishikoni pas 4 vitesh. Por nëse ju nuk e justifikoni me pjesëmarrjen tuaj masivisht në votime nevojën e drejtësisë së re, për mbrojtjen dhe mbështetjen tuaj sot, atëherë ky fëmijë që sapo ka lindur, do të ketë vdekur vetëm pas 4 vitesh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img