Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Programi i PS për energjinë, kreu i KESH Benet Beci: Kemi investuar 200 milion euro në portat e shkarkimit të digave, do zhvillojmë turizmin lundrues në Vaun e Dejës dhe Koman

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d8ff0397e93bb2ef01bf9bf2fdd4424e

Administratori i KESH Benet Beci, njëherësh kandidat i PS për deputet në Shkodër, tha se korporata që ai drejton ka investuar gjatë këtyre viteve rreth 200 milion euro për portat e shkarkimit të digave.

Sipas Becit, për herë të parë KESH po i kthen sytë nga komunitete të cilat i kanë dhënë energji Shqipërisë për 4 dekada. Ai premtoi dhe zhvillimin e një lloj të ri turizimi, atij lundures, në Vaun e Dejës dhe në Koman.

“Do ta kthejë gjithë zonën në një pol të ri të zhvillimit të turizmit, të një lloj tjetër në Shqipëri. Një lloj turizmi që është i vecantë, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan. Këto projekte janë nisma që sjellin zhvillim ekonomik. Mandati i tretë është mundësia për jetësimin e tyre”, tha Beci.

Ai u ndal dhe te Skavica, për të cilën tha se do të jetë zgjidhja përfundimtare për Shkodrën dhe nën-Shkodrën.

Pjesë nga fjala e Benet Becit:

KESH është ndër kompanitë më të mëdha publike në Shqipëri. Për herë të parë po i kthen sytë nga komunitetet, të cilat i kanë dhënë energji Shqipërisë për 4 dekada. Po punojmë në fushën e mjedisit, infrasturkturës dhe turizimit. Këtë sezon me buxhetin e KESH fillon rruga Vau i Dejës-Koman. Aq e kërkuar nga banorët dhe turistët. Po do të fillojmë me infrasrtrukturën lundruese në Vaun e  Dejës, po ashtu dhe në Koman.

Do ta kthejë gjithë zonën në një pol të ri të zhvillimit të turizmit, të një lloj tjetër në Shqipëri. Një lloj turizmi që është i vecantë, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan. Këto projekte janë nisma që sjellin zhvillim ekonomik. Mandati i tretë është mundësia për jetësimin e tyre.

Një nga momentet më të vështira dhe më të sukseshme të kaskadës dhe prurjeve ekstreme: ndihem krenar për atë që arritëm të bënim në kushtet kur prurjet vjetore kanë qenë maksimale që nga viti 1963, dy herë më shumë se 2010. Arritëm të menaxhonim me kujdesin më të madh për të mos bërë asnjë dëm. E them këtë për të dëshmuar se kemi arritur të mënaxhojmë një sasi prurjesh historike.

Kemi qenë në kontakt ditën dhe natën, nga fshati fundor në Obot dhe Dajç, për të mos hyrë asnjë pikë ujë në shtëpitë e tyre. Dëme ka pasur në bujqësi, por kurrë nuk qe nevoja që ata të evakuoheshin.

Zgjidhja përfundimtare do jetë Skavica. Do i japë fundë ankthit të Shkodrës dhe nën-Shkodrës. Jam i kënaqur që sot paraqitëm dhe projektin e Skavicës, i cili ka filluae gjatë këtij mandati dhe do të vazhdojë dhe gjatë mandatit tjetër.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img