Hapësire reklamuese

Aktualitet

Programe, filma dhe dokumentarë, RAI vjen në Shqipëri dhe nis transmetimin në gjithë territorin

Shkruar nga Newsbomb
Programe, filma dhe dokumentarë, RAI vjen në Shqipëri dhe nis

Televizioni italian RAI do të jetë së shpejti në Shqipëri dhe të gjithë filmat, dokumentarët, seritë televizive, etj do të ndiqen dhe nga publiku shqiptar, falë një marrëveshjeje historive me Radio Televizionin Shqiptar.

Një marrëveshje mes dy transmetuesve vendas, atij italian dhe shqiptar, e cila do të firmoset më datë 10 tetor 2022 kur një përfaqësi e RAI-t të vijë në Tiranë, do të bëjë që në të gjithë territorin shqiptar të ndiqen 24 programe, seri televizive, dokumentarë e filma RAI.

Marrëveshja është arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri. Raffaella Carrà, Celentano, Mina, “Canzonissima”, “Zecchino d’oro”, “La piovra”, janë vetëm disa nga artistët apo programet që kanë bërë historinë e televizionit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Gjatë vizitës në Tiranë, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.

Më datë 10 tetor në orën 12.30 pranë Rezidencës Italiane, do të mbahet konferenca dhe do të nënshkruhet marrëveshja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll