Hapësire reklamuese

Politikë

Profilet/ Kush janë ministret e reja të qeverisë?! Nga biznesmenia e Shkodrës tek drejtoresha e Bujqësisë

Shkruar nga Newsbomb
Profilet/ Kush janë ministret e reja të qeverisë?! Nga

Kabineti i ri qeveritar do të ketë dhe 4 ministre të reja gati të panjohura për publikun.

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka treguar se u jep besim në detyra të larta shtetërore grave dhe vajzave të reja pa rekorde të mëparshme politike duke lënë në hije socialistët e vjetër të tabanit.

Kështu, ai ka zgjedhur Frida Krifcën si Ministre të re të Bujqësisë, shkruan newsbomb.al. Ajo nuk njihet nga publiku i gjërë, por është një specialiste në këtë fushë dhe besohet se e njeh shumë mirë ministrinë që do të drejtojë, pasi ka qenë drejtoreshe e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Mesa duket ka ditur të menaxhojë si duhet buxhetin për Bujqësinë që ka marrë këtë besim të lartë të kryeministrit.

Ministrinë e Financave ia ka besuar një tjetër eksperteje të kësaj fushe. Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila prej vitit 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.

Ajo është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ku ka kryer edhe Masterin Shkencor për Menaxhim. Në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoraturën  për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.  Nga nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Rama po ashtu ka zgjedhur deputeten e Shkodrës, Edona Bilalin, si Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Vajza nga Shkodra njihet si numri i parë në listën e këtij qarku ku PS ka pasur gjithmonë vështirësi në rezultate pasi njihet si zonë e djathtë.

Bilali në profesion është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend, shkruan newsbomb.al. Mesa duket kjo e ka bindur Ramën që t’i besojë një ministri për këtë çështje.

Bora Muzhaqi, një e re që u fut në PS si një yll në ngritje, pasi vinte nga një shkollim anglosankson dhe përvoje pune në Angli, do të drejtojë një ministri pa portofol.

Muzhaqi ka mbajtur detyrën e zv/ministres së Arsimit, ndërsa Rama i ka dhënë një zyrë më vete tashmë në Kryeministri, duke emëruar Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Një detyrë kjo që duket në pamje të parë si dublim i Ministrisë së Arsimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu