Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Profil/ Për doktor Ylli Ziçishtin: Nga ata që të njohin merr veç mirënjohje; nga ata që stë njohin merr thjesht respekt!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Stiljan Belishta

Doktor Ylli, ose doktor Ziçishti siç i thërrasin apo e njohin shokët, miqtë, të dashurit apo qytetarët e pafundëm që nga duart e arta të Doktorit kanë ri-filluar jetën nga e para.

Doktor Ziçishti, është bir i Devollit të bukur me njerëz punëtorë, është biri i vendlindjes së poetit më të madh, më të thjeshtë, më të dashur të Shqipërisë sonë, të përndriturit Dritëro Agolli.

E ndërsa Dritëroi na shëronte shpirtin me vargje e strofa, doktor Ylli kishte zgjedhur ta bënte këtë me duart e arta të Tij, duke na dhënë frymë e jetë përmes punës së palodhur të tij ndër vite.

Doktor Ziçishti lindi në Tiranë më 15 shkurt të motit 1950. Ai para se të jetë biri i Mihallaq Ziçishtit dhe nipi i Llambi Ziçishtit, është dhe do të mbetet bir i Devollit dhe Ziçishtit të bukur.  Ai ka dy fëmijë Fisnikun, që po ecën në gjurmët e gjyshit të tij dhe një vajzë, Kristin e cila ka zgjedhur rrugën e saj në politikë dhe jo vetëm.

Doktor Ziçishti vjen nga një familje e trazuar nga regjimi diktatorial i kohës. Babai i tij, Mihallaq Ziçishti do të mbante shumë poste në kohën e sistemit komunist, që nga Zëvendës ministër i Brendshëm me gradën e lartë Gjeneral Leitnan, Anëtar i KQ në PPSH, sekretar i parë i Partisë në Korcë e Durrës etj., deri në dënimin e tij si pjesë e grupit të Mehmet Shehut, së bashku me të vëllanë Llambi Ziçishti-n. 

Më pas ai do të niste studimet për mjekësi, dhe konkretisht kirurgji vaskulare në Tiranë, e do të specializohet më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 1973 doktor Ziçishti do të duhej të hiqte dorë nga lira e tij për t’u vendosur në dispozicion të dhjetra-qindra pacientëve që do të trokisnin në derën e tij. Ai nuk dinte të kursente asgjë nga ajo çka Zoti i kishte falur për të bërë mrekulli ne cdo pacient që vizitonte dhe takonte – e kjo do ta bënte atë një margaritar të pashoq në dhënien  e dashurisë pa kufi në shërbim të komunitetit.

Doktor Ziçishti s`kurseu asgje nga shpirti i tij human dhe nga profesioni i tij që e kreu me aq pasion dhe dashuri saqë, vështirë të bësh dallimin midis Doktorit dhe profesionit të tij, pasi doktor Zicishti u shkri në profesionin e tij ose anasjelltas.

Doktor Ziçishti ka shërbyer si Shef i Urgjencës për 16 vite rresht në Spitalin Nënë Tereza nëTiranë, e më pas u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në Devollin e bukur nga 2013-2017 nga forca e majtë politike.

Doktor Ziçishti para së gjithash ka shërbyer si mjek për një periudhë të gjatë dhe në qytetin e Tepelenës dhe të përmendësh atë në Tepelenë është njësoj si të përmendësh Perëndinë në shtëpinë e një besimtari të devotshëm. Doktor Ziçishti kujtohet nga shumë qytetarë Tepelenas si një njeri fisnik, i drejtë, human i madh, i pakursyer asnjëherë, pra një njeri me vyrtytet më të larta të shoqërisë sonë.

Në një bisedë me një mikun tim tepelenas do të më jepte këto impresione për doktorin duarartë; “kam kohë që s’e kam takuar doktorin tonë të pa pakorruptueshëm, duarartin që më fali jetën vetëm me një ‘faleminderit’, dhe që më dha mundësinë që ta them që dhe sot dhe kësaj dite ai nuk ndryshon kurrë – por mbetet po ai njeri i dashur, i madh, i pazëvendësueshëm në shoqëri dhe mjekësi.”

Pra, pafund fjalë zemre burojnë për doktor Ziçishtin, një mjek me shpirt njeriu dhe zemër mjeku! Doktor Ziçishti unë s`kam shkruar gjë, këto që janë këtu i kanë thënë njerëzit që falë dashurisë dhe punës suaj si doktor, dite ta lartësoje në skajin më të lartë figurën e mjekut dhe të japësh shembullin model të një qytetari.

Nga ata që të njohin ke mirënjohje – nga ata që s`të njohin ke respekt!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img