Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Profil/ Kush ishte Nënkomisar Simon Gjeta, në 2007 u shkarkua për “shkurtim funksioni”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta i datëlindjes 22.02.1966, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20.12.1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin.

Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30.06.2007 ka shërbyer në strukturat e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.

Në 30.06.2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit, transmeton Ata.

Ndërsa për periudhën 26.12.2012 deri më 20.02.2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Simon Gjeta nga data 20.02.2013 deri më datë 03.10.2015, (kur ra në detyrë) ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Më datës 03.10.2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Lexo edhe: Merr fund aksioni i RENEA në Shkodwr, vritet Ruzhdi Aishta (Video)

Më shumë

spot_img
spot_img