Hapësire reklamuese

Aktualitet

PROFIL/ Kush është Gjergj Cukali, i forti i ‘Myslym Shyrit’ që ofroi 40 mijë euro për eliminimin e Menës me eksploziv në makinë

Shkruar nga Newsbomb
Gjergj Cukali

Policia e Tiranës, në kuadër të operacinit për zbardhjen e tentativës së vrasjes ndaj Gjon Menës me eksploziv në makinë, ka arestuar 3 persona, dy vëllezërit Enver dhe Edmond J., si dhe Gjergj Cukalin, i cilësuar si “i forti i Myslym Shyrit”.

Gjergji Cukali besohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë. Burime për mediat bëjnë me dije se ky i fundit i ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menës.

Fillimisht ai u ka dhënë atyre 10 mijë euro, duke i premtuar se do i jepte 30 të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit. Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas.

Cukali ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano Shullazi. Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga “pengmarrje”, “armëmbajtjet pa leje” “vrasje me paramendim” dhe “shpërndarje droge”. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.