Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Profesorja e Oksfordit jep shpresë: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati në shtator

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d857f01239f5529c5594d94979f4f651

Një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion deri në shtator, sipas një profesoreje në Oksford, që është e përfshirë në zbulimin e saj.

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se ajo është ’80 përqind’ e sigurt se vaksina për të cilën ekipi i saj që po punon do të jetë e suksesshme.

Gilbert ka shpresë se vaksina mund të jetë gati deri në shtator. “Unë mendoj se ka një shans të lartë që ajo të funksionojë bazuar në gjëra të tjera që kemi bërë me këtë lloj vaksine.

Nuk është thjesht një gjueti pasi ndërsa çdo javë kalon ne kemi më shumë të dhëna për të parë…”, tha Gilbert për The Times.

E pyetur nëse vaksina mund të ishte gati deri në shtator, Gilbert u përgjigj: “Po, dhe ne duhet të punojmë për atë. Ajo do ishte gati të mundë gjithçka nëse shkon në mënyrë të përsosur”.

Ndërkohë, sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock thotë se qeveria tashmë po bën përgatitjet në rast se një vaksinë është në dispozicion të publikut.

“Unë jam i angazhuar në të gjitha këto dhe di shumë për projektin e Oksfordit dhe është vërtet e shkëlqyeshme të shoh shpresë, veçanërisht në faqen e parë të gazetave”, ai tha për Sky News.

 “Ne gjithashtu do të vendosim burime të mëdha kur të vijë vaksina, atëherë ne mund të prodhojmë mjaftueshëm që të jemi në gjendje t’ia marrim atë të gjithëve sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img