Hapësire reklamuese

Politikë

“Profesori ynë i dashur Meidani, ju lutem, rri me ne”

Shkruar nga Newsbomb

Nga Romeo Gurakuqi

Se çfarë mund të bëjë profesori i nderuar Rexhep Meidani, në një drekë publicistike, nën kamerat dhe propagandë, me atentatorët e Republikës, unë nuk mund ta shpjegoj dhe as arsyetoj. Profesori është ndër njerëzit më të rëndësishëm të shkencës, arsimit dhe Partisë Socialiste të mirëfilltë, një ndër personalitetet e Shqipërisë së Ndershme e Civile. Ndërkohë që inspiruesit e ndërtimit të një Republike mbjellë me kanabis, nxitësit e politikës së segregimit të Shqipërisë së Veriut, ujqërit që sulmojnë koncensionet dhe mbajnë nën fre proceset e dhënies së llogarisë publike, nuk mund t'i shërbejë asgjë një figure e tillë kaq e pacënueshme, veç si trampolinë për rrëzimin e Edi Ramës, vazhdimin e qeverisjes komunisto-monopoliste në Shqipëri dhe ngushtimin e çdo mundësie të PD dhe Opozitës Liberale brenda saj, për ripërtëritje dhe përgatitje për një ardhje në pushtet ndryshe, jashtë falangave të ndërlidhjes me Ilir Metën por me votën idealiste të një populli që kërkon shpëtim nga oligarkia.

Profesor ynë i dashur Meidani! Ju jeni njeriu i Publikut dhe njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë që vuan, si ish President i Republikës, si intelektual dhe njeri i papërlyer me Kastën korruptive dhe kleptokratike, e cila kërkon të bëjë metamorfozën e radhës dhe të ruajë sistemin e grabitjes së parave publike dhe mbajtjes së Shqipërisë në gjenjden e ç'organizuar.

Ju i nderuar President Meidani, mund të jeni Kryeministër i një qeverie intelektualesh, të shpëtimit dhe nxjerrjes së Shqipërisë nga katastrofa ku e ka çuar trinomi, sot i përçarë, Rama-Meta-Kokëdhima, por jo paterica e këtyre segmenteve të së majtës së kompromentuar, që ka degraduar Shtetin, për të dalë nga këndi i errët i tyre, dhe nga dara e llogaridhënies ku i kanë vendosur Aleatët tanë. President Meidani, ju jeni i popullit dhe jo i atyre ndaj lutemi: rri me ne, në llogoren e përmbysjes së Kastës, që i ka ditët e numëruara.

Lexo edhe:

Ekskluzive/ Zbardhen bisedat mes treshes Meta-Meidani-Kokëdhima: Qeveri e re në shtator

Përfundon takimi Meta-Meidani-Kokëdhima, flet ish-deputeti: Nuk u diskutua asnjë çështje politike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu