Hapësire reklamuese

Politikë

Profesori shkodran "kritikon" kryebashkiakun: I hap karnavalet kur janë mbyllur në gjithë botën

Shkruar nga Newsbomb
Profesori shkodran "kritikon" kryebashkiakun: I hap karnavalet kur

Profesori shkodran Romeo Gurakuqi ka kritikuar kryebashkiakun Benet Becin, për shkak të organizimit të Karnavaleve.

Sipas tij, në të gjithë botën Karnavalet kanë përfunduar sot, ndërsa në Shkodër ndodh e kundërta.

Me nota ironie, profesori shkruan se “Përherë në Shkodrën tonë është vepruar në sinkron me këtë traditë, e cila nuk ndryshon në asnjë rast në aspektin kronologjik.

Bashkia Shkodër, një mendje koordinuese dhe e rafinuar mbas saj, paska vendosur të ecë në kundërkohë me qyteterimin dhe t'i shtyje për 10 ditë ceremonitë që kudo mbyllen sot.”

Kujtojmë se Karnavalet në qytetin e Shkodrës pritet të zhvillohen në datat 23, 24 dhe 25 shkurt, teksa Bashika ka premtuar se kjo festë tradicionale do të jetë njëkohësisht “si dikur e si kurrë ma parë”!

Karnavalet janë konceptuar si një një festë e madhe, që do të zgjasë tre ditë e tre netë dhe pritet të mbedhë jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese