Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Profesori KËSHILLË kryebashkiakes së Durrësit: Rishiko vendimin ZONJË, formulimi ishte i pasaktë dhe duhet të mjaftonte ndjesa (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb

Kabo thotë se e ka dëgjuar prononcimin e kryebashkiakes, që në formulim ishte i pasaktë, por në thelb dontë të thoshte se “ishte fat që nuk pati më shumë viktima”.

Statusi i Përparim Kabos:

Mora vesh qe kryetaria e Bashkisë së Durrësit zonja Valbona Sako jep dorëheqjen...e dëgjova dhe pronocimin e saj për viktimat që në formulim ishte i pasaktë, por që në thelb donte të thoshte se fat që nuk pati më shumë viktima...

Cdo jetë e humbur është tragjedi...dhe ne humbëm shumë, sepse 50 nuk janë pak. Ka pasur raste që nga tërmetet në botë kanë humbur jetën mijëra e dhjetëra mijëra, ndaj kjo gjendje e shpuri zonjën Sako ne atë gabim që lidhet me keqpërdorimin e foljes “kënaq”, në një fjali kur flitej për viktima. Mendoj se ajo duhej ta kalonte me një ndjesë publike dhe me një sqarim. Ajo duhet të jetë në krye të detyrës dhe nuk duhet të dorëhiqet. Ndaj e ftoj ta rishikojë vendimin. Qyteti në këtë situatë, nuk duhet të mbetet pa kryetar bashkie.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll