Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Profesori i tronditur nga vetëvrasja e komshiut: Më fal nënë, të humba në kumar

spot_img

Lajme të ngjashëm

a8dab66c119119bdca076692d3b8b3d5

Lojrat e fatit janë një nga shkaqet kryesore të shkatërrimit të një familje apo të një personi. Ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, një burrë ka vrarë veten për shkak të varësisë nga bixhozi dhe lekët e humbura në të.

Profesori Ilir Metaj, shkruan se ai ishte baba i 3 fëmijëve dhe borxhet e kumarit e detyruan të vetëflijohej. Me anë të postimit në rrjetin e tij social facebook, Metaj ngre problemin e bixhozit, i cili i kalon kufijtë e një rasti të izoluar siç ishte komshiu i tij.

Sipas tij, ky problem është në dyert e shumë shqiptarëve, të cilët vendosin të largohen nga kjo jetë, duke i lënë familjarëve të tyre një “mal” me halle e borxhe për t’u larë.

Reagimi i plotë i Ilir Metaj:

Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.
Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.
Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.
Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24.
Vertet zgjat shume… 
Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…
Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img