Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Profesori i Gjuhës me superlativa për procesin e vaksinimit: Organizim shembullor! Bashkë me time shoqe kishim radhën dje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesori i Gjuhës Gjovalin Shkurtaj, shkruan me superlativa për procesin e vaksinimit masiv të të moshuarve, që sot është në ditën e tretë të tij.

“Organizim shembullor i vaksinimit masiv në qytetin e Tiranës. Dje, në ditën e dytë të vaksinimit masiv të të moshuarve në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ashtu si qindra të tjerë, bashkë me time shoqe, Leonorën, kishim radhën e caktuar për ta kryer vaksinimin”, shkruan ndër të tjera profesori, duke lajmëruar se ai dhe bashkëshortja e kanë marrë dje dozën e parë.

Shënimi i plotë i profesor Shkurtajt:

Organizim shembullor i vaksinimit masiv në qytetin e Tiranës. Dje, në ditën e dytë të vaksinimit masiv të të moshuarve në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ashtu si qindra të tjerë, bashkë me time shoqe, Leonorën, kishim radhën e caktuar për ta kryer vaksinimin.

Përshtypjet më të mira për organizimin e përsosur të regjistrimit dhe të plotësimit të dokumentacionit përkatës, mirësjellje dhe kujdes i jashtëzakonshëm për t’i shoqëruar të moshuarit deri në sallën e vaksinimit dhe, gjithandej, një pamje e radhë pune, gatishmërie dhe shërbimi të qytetëruar.

Përgëzojmë dhe u shprehim falënderime të ndjera organizatorëve, që nga mjekja e familjes, të gjithë punonjësve të përfshirë në këtë shërbim human e shumë të rëndësishëm, po edhe urimin e çiltër që kjo frymë rregulli e sjelljeje të kulturuar të jetë si model e shembull për t’u ndjekur kurdoherë në vendin tonë.

Le ta bëjmë, pra,vaksinimin dhe të vazhdojmë edhe më tej respektimin e të gjitha rregullave, në mënyrë që ta përballojmë e ta tejkalojmë sa më shpejt e sa më mirë këtë pandemi të frikshme e mizore, që po na merr jetë njerëzish edhe të moshave të reja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img