Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Profesori FUGA në prag të zgjedhjeve të PD: Ruhuni nga struktura “leniniste”, PESË pikat si duhet të demokratizohet PD, militantët nuk janë “dele”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Artan Fuga

Militantët nuk janë “dele”. Pasi e panë me dylbi fitoren në zgjedhjet për deputetë, tani të shohin se vota e tyre shkëmbehet me premtime boshe brenda partisë.

Ata qofshin nëse në vend të një kafeje të zjerë mirë u servirin lëng gështenjash!

Eshtë e pamundur të ndërtohet një shoqëri e lirë, demokratrike dhe emancipuar kur partitë politike janë të ndërtuara jo si organizata të lira elektorale, që mobilizojnë qytetarët më të ndërgjegjshëm, më të ngritur dhe të interesuar politikisht, por në një masë të madhe janë ndërtuar si parti monolitike, leniniste!

Me parti leniniste, monolitike, me unitet të çelniktë, të drejtuar nga komitetete qendrore të paralizuara, dhe ku Lenini është partia dhe partia është Lenini sikurse këndonte Majakovski që tani adhurohet në Shqipëri, as mos na shkojë mendja jo për demokraci, por as për integrime europiano-perëndimore, madje as për sovranitet kombëtar të bartur nga qytetarët!

Partia – asgjë, sepse në fakt është thjesht instrument pushteti e kryetarit, dhe shpërndarëse postesh me premtimin “nëse vijmë në pushtet” për qindra të flakur nga posttet e nëpunësisë nga partia tjetër e ardhur në pushtet, “të flakurit që kanë flakur ata që i kanë flakur”, partia thjesht instrument kontrolli ndaj deputetëve që ndonëse kushtetuta shprehet se janë bartës të sovranitetit të kombit, janë ushtarë të partisë që poqese nuk binden i flak në cep të sallës si nxënësit e këqinj, është kanceri i një trupi të shëndoshë shoqëror.

Partia pasi hëngri sindikatat, kollufiti ojf, gëlltiti Kuvendin, piu çajin e grupit të deputetëve, anestezoi militantët me premtimin “flakim nga puna këta që na kanë flakur”, kafshoi për vdekje forumet brenda saj, u kthye në parti ku Lenini është partia dhe partia është Lenini!

Këtu fillon shkatërrimi i Shqipërisë! E gjithë vendimmarrja, buritë e propagandës, loja e kompromiseve, kryhet nga shumë më pak vetë sesa në kohën e Birosë!

Ka 5 masa të menjëhershme për të demokratizuar partinë:

1. Kryetari mund të zgjidhet sipas parimit një militant një votë, por këshilli kombëtar mund ta shkarkojë atë me 2 të 3 e votave të tij Nëse kjo nuk ndodh, kryetari pasi merr një herë në katër vite mandatin nuk pyet më për asnjeri sepse militantët që e kanë zgjedhur ikin në shtëpi, pas banakut të dyqaneve, në punët e tyre dhe nuk kanë ngenë të merren me bëmat e kryetarit. Partitë i shkatërroi parimi një militant një votë i zbatuar alla shqiptarçe, pra alla stalinistçe! 

2. E drejta e pakicës që për vendimet e rëndësishme politike të partisë (përcaktimi i kandidatëve për deputetë, aleancat politike, qendrimet ndaj traktateve ndërkombëtare, votimi i ligjeve organike, etj) këshilli kombëtar t’i duhet një shumicë e cilësuar prej 2 të 3-tave. Kështu pakica dëgjohet. Partia në opozitë nuk mund të sillet në parti sikurse sillet ndaj saj mazhoranca në Kuvend, për çka ajo qahet.

3. E drejta e referendumit brenda partisë për të gjitha ato vendime për të cilat Këshilli kombëtar nuk i voton dot sepse pakica atje bëhet bllokuese. Nuk mund të kërkosh referendume në shtet kur nuk i njeh brenda partisë!

4. Deputeti është i lirë në vendimet dhe qendrimet e tij dhe nuk mund të kërcënohet me përjashtim nëse nuk mban qendrimet që i teken kryetarit të partisë. Deputeti nuk mund të dali kundër vetëm ndaj vendimeve të marra me referendum në parti ose me 2 të 3-tat nga Këshilli kombëtar.

5. E drejta e fraksionit që duhet kuptuar si duhet dhe jo sikur gjithkushi krijon partinë e tij në rrjetet sociale. E drejta e fraksionit është për të krijuar një rrymë brenda partisë që zhvillon brenda saj një qendrim të nuancuar politik brenda pranimit të programit të partisë. Fraksioni në parti ështe shëndeti i partisë, ndryshe partia flak si në përallat e Ibsenit të gjithë “armiqtë” e brendshëm dhe të jashtëm të saj. E gëzon popullin me sihariqe zbulimesh grupesh armiqësore. E drejta e fraksionit realizohet kur mblidhen një numur firmash mes militantësh, ose kur 20 perqind e këshillit kombëtar e pranon krijimin e një fraksioni si iniciativë e një grupi brenda partisë. Fraksioni ka të d rejtë të përfaqësohet në kryesinë e partisë dhe të ketë deputetët e vetë në bazë të shkallës së përfaqësimit të tij në parti.

Më shumë

spot_img
spot_img