Hapësire reklamuese

Aktualitet

Profesori Perikli Qirjazi bie pre e One Albania, kompania e lë pa internetin dhe pse ka paguar rregullisht

Shkruar nga Newsbomb

Profesori i njohur, Perikli Qiriazi i është bashkuar së fundmi shqetësimit të mijëra qytetarëve lidhur me kompaninë celulare “ONE Albania”. Kjo kompani vijon të lërë klientët pa shërbim, edhe pse kanë paguar çdo tarifë të kërkuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, profesori tregon gjatë e gjerë se si ka komunikuar disa herë më shërbimin e klientit dhe ka kërkuar që t’i kthehej interneti, pasi nuk po mund të punonte.

Jo vetëm që nuk ka marrë një përgjigje të mirëfilltë për shqetësimin e tij, por i është kërkuar që të vlerësonte nga 1 te 5 aftësitë shpjeguese dhe ekspertizën e agjentit që po e asistonte.

Edhe disa herë të tjera profesori ka tentuar dhe ka kërkuar që t’i kthehej interneti, por që nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Shërbimi që kompania në fjalë ofron është mizerabël, mirëpo deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj shqetësimit të qytetarëve dhe abonentëve të kësaj kompanie celulare, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Postimi i plotë i profesorit Perikli Qiriazi

Pershendetje miq te FB!

Megjithese i kam paguar ne kohe detyrimet e mija financiare ndaj kompanise one Albania, qysh sot ne mengjez qe me eshte prere internetit. Po ju njoh me kerkesat e mija prane kompanise nepermjet telefonit, lidhjes online dhe kontaktit direkt tek dega e saj ne Ali Demi per te me zgjidhur problemin dhe pergjigjet anormale te kesaj kompanie:

1. Jam abonenti juaj Perikli Qirjazi me nr tel fix: 24362266. Qysh ne mengjez me eshte nderprere interneti. Une i kam bere me kohe pagesat, madje perfitova edhe 10 GB bonus. Ju lutem rregulloni lidhjen sepse po me pengoni ne punen time.

Ne pritje te respektoni detyrimet tuaja sipas kontrates.

Faleminderit paraprakisht

Perikli Qirjazi

2. Po perseris problemin tim me ju: Pershendetje

Jam abonenti juaj Perikli Qirjazi me nr tel fix: 24362266. Qysh ne mengjez me eshte nderprere interneti. Une i kam bere me kohe pagesat, madje perfitova edhe 10 GB bonus. Ju lutem rregulloni lidhjen sepse po me pengoni ne punen time.

Ne pritje te respektoni detyrimet tuaja sipas kontrates.

Faleminderit paraprakisht

Perikli Qirjazi

Kompania:

1. Pershendetje, Problematika juaj u raportua drejt skuadres teknike. Do verifikohet dhe do beheni me dije sa me pare.

Kaluan ore asnje pergjigje dhe zgjidhje. Per me teper kompania me dergoi:

2. Ju falenderojmë që na kontaktuat.

3. Ju lutem vlerësoni aftësitë shpjeguese dhe ekspertizën e agjentit që sapo ju asistoi nga 1 deri në 5; ku 1 është dobët dhe 5 është shkëlqyeshëm:

1 - Dobët

2 - Mjaftueshëm

3 - Mirë

4 - Shumë mirë

5 - Shkëlqyeshëm

Shtoj se nuk kam marre asnje sherbim. Vazhdoj pa internet. Nderkohe me kerkohet te vleresoj sherbimin e kompanise

I shkruaj prape:

3. Cfare vleresimi kerkoni nga une? Une ende nuk kam intetnet. Ju lutem mos u tallni me abonentet.

Kompania:

4. Do te beheni me dije ne numrin tuaj te kontaktit nga ana e teknikes.

Une perseri:

4. Eshte e disata here qe po ju shkruaj dhe po ju marr ne telefon. Sic ju shkrojta kam gjithe diten pa internet. Vajta edhe tek dega e juaj ne rrugen Ali Demi, punonjsja e juaj me tha se e regjistrova ankesen dhe ne oren 14 e 30 do t’u marre ne telefon kujdesi per klientin. As telefon dhe as internet. Cfare behet keshtu? Ju nuk po zbatoni detyrimet tuaja te kontrates. Kjo nuk eshte hera e pare. Ndaj une do ta nderpres kontraten me ju. Pergjegjesia eshte e juaja.

Kompania:

5. Perzgjidhni nje nga menute e meposhtme per tu njohur me nje game te gjere produktesh Internet dhe IPTV

? 20 - Mix&Max

? 21 - Ultra Fiber

? 22 - One TV

-----------------------------

? 00 - Ristarto menune

Une perseri:

5. Mua me eshte nderprere interneti qysh ne mengjez, ju kerkoni t’i beni reklame kompanise suaj jo korrekte.

Kompania

6. Pershendetje, ju kemi sqaruar ne lidhje me kerkesn tuaj.

Asnje sqarim, thjesht abuzim

Une perseri:

6. Pse talleni? Cfare sqarimi me kini dhene? Une kam gjithe diten pa internet ju me thoni se ju kemi sqaruar. Turp per kompanine tuaj!

Nese brenda nje ore nuk me lidhni internetin une do ta bej publike kete nderprerje, qendrimin tuaj talles dhe do te nderpres me ju kontraten.

Kompania:

7. Do te beheni me dije ne numrin tuaj te kontaktit nga ana e teknikes. Ora 15 e 57

Une perseri;

7 Kur more zotni? Kini gjithe diten qe me jepni kete pergjigje. Pas nje ore shihni ne rrjetin social abuzimin e kompanise suaj ndaj klienteve. Ora 15 e 59.

Asnje pergjigje nga kompania, vazhdoj te jem pa internet. Ora 18 e 36.

Shikoni ju lutemi se me cfare kompani jo serioze jemi te detyruar te marrim ne sherbimin e paguar rregullisht. Per kete aresye une do ta prish kontraten. Nese ju kini te njejtin problem me kete kompani abuzive dhe arogante me abonentet dhe keni te njejtin mendim me mua shperndajeni kete postim qe ta shikojne te gjithe abuzimin e saj dhe te mos bien viktime.

Ju falnderoj dhe uroj te mos kini problemin tim.

Të gjitha reagimet:

40

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese