Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Profesori amerikan: Serbia mund të paditet për gjenocid në Kosovë, por s’e di se mund të ndodhë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar në Hagë për ish-Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serwer thotë se paralajmërimi i për një padi eventuale të Kosovës kundër Serbisë për gjenocid, do të shkaktonte kritika nga Beogradi dhe do ta bënte dialogun më të vështirë dhe nuk do të haste në miratimin e Brukselit dhe Uashingtonit.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, përgatitjen për ngritjen e një padie ndaj Serbisë e ka futur edhe si pjesë e programit të saj katërvjeçar (2021-2025) në një seancë të Qeverisë të premten e kaluar.

Serwer tha se krimet kundër njerëzimit, si dhe krimet e luftës, janë vepra shumë të rënda kriminale.

“Unë nuk jam jurist, prandaj nuk mund ta interpretoj këtë çështje në kuptimin juridik, por nuk mendoj se fakti që procesi gjyqësor për gjenocid nuk u paraqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në lidhje me krimet në Kosovë nuk do të thotë se shteti serb nuk mund të paditet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Ai tha se këtu shtrohet pyetja nëse veprat janë kryer me qëllim shkatërrimin e plotë ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar.

Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po presin rinisjen e negociatave midis të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve, të nisura në vitin 2011.

Profesori Serwer vëren se dialogu midis të dy palëve tashmë është ngadalësuar mjaft.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img