Profesor Orhan Sakiqi ka ndarë foto nga shtëpia e familjes Këlliçi, duke treguar rrënjet e vjetra në kryeqytet.
Profesor Sakiqi ka publikuar në “facebook” një foto nga “Shtëpia në Shallvre”, teksa shkruan se ajo është e ndërtuar nga stërgjyshi i Belind Këlliçit, Masari Këlliçi, deputet në Parlamentin e parë shqiptarë 1921. Po në atë shtëpi ka lindur edhe Zamiri, babai i Belind Këlliçit.
Në këtë shtëpi shikoheshin aktivitete të rëndësishem si aktivitetet sportive, ndërsa më pas kanë qenë zyrat e K.S. Tirana.
“SHTĒPIA NË SHALLVRE . Ku ka lindur babai i Belind Këllicit ,Zamiri. Ndërtuar nē vitin 1923 nga gjyshi i Zamirit Masari ,deputet në Parlamentin e patë Shqiptar 1921. Ballkoni ka qene tribunë ku shikoheshin aktivitet sportive. Kane ardhur Zogu dhe E. Hoxha. Kur vinte ky i fundit pronaret largoheshin. Nga viti 1934-1939 ka qene zyrat e K.S. Tirana. U prish ne vitin 1964 per ndertimin eshkolles 20 Vjetori, Dora Distra. Fragment nga libri im ‘Gjurmē nē Shallvare”, thuhet në postim, teksa tregohet një fragmet nga libri.
Në këtë mënyrë Sakiqi duke na treguar se rrënjët e vjetra të familjes Këlliçi në Tiranë, shpreh edhe mbështetjen për Belind Këlliçin në zgjedhjet që do të mbahen nesër.