Hapësire reklamuese

Politikë

Profesor Fuga këshillë Lulzim Bashës: Jep dorëheqjen, çdo sekondë është dëm personal! Servilat të çuan në dështim, tani të hedhin gurët mbi kurriz

Shkruar nga Newsbomb
Profesor Fuga këshillë Lulzim Bashës: Jep dorëheqjen,

Akademiku Artan Fuga këshillon kreun e PD Lulzim Basha që të japë dorëheqjen. Sipas tij, çdo sekondë që Basha qëndron e dëmton edhe më shumë personalisht.  

"Servilat të shtynë edhe më thellë atje ku ishte dështimi i sigurt që nuk dite ta kuptoje ose nuk ishe i lirë ta kuptoje dhe tani t'i hedhin të gjithë gurët mbi kurriz. Është koha për të mos reflektuar më", shkruan ndër të tjera profesori i filozofisë, duke shtuar se "Dorëheqja është më sublime sesa emërimi!"

Shënimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Duhet guxim të fitosh në zgjedhjet elektorale, por ja që duhet guxim edhe të japësh dorëheqjen!

Se nuk dihet se çfarë të vjen pas!

Në politikë mund të futesh pa guxim, me ambicje, kurse për të dalë duhet guxim!

Nuk kam thënë kot dhe përsëris që akti më i madh se shpallja e pavarësisë, te Ismail beu ka qenë dorëheqja e tij!

Dorëheqja është më sublime sesa emërimi!

Eshtë si elektroni që për t'u shkëputur ka nevojë për energji.

Jepe dorëheqjen z. Lulzim Basha, çdo sekondë që qendron më tej është dëm personal!

Servilat të shtynë edhe më thellë atje ku ishte dështimi i sigurt që nuk dite ta kuptoje ose nuk ishe i lirë ta kuptoje dhe tani t'i hedhin të gjithë gurët mbi kurriz!

Është koha për të mos reflektuar më!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu