Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Profesioni i së ardhmes në Shqipëri, dhe që tani thuajse nuk ekziston

spot_img

Lajme të ngjashëm

97544de126e5d412abb4bf680d59b403

Me përparimin e teknologjisë, përveç të mirave njerëzimi duhet të përballet edhe me sfida të shumta. Një prej tyre janë edhe automjetet elektrike.

Nuk është larg koha kur automjetet me djegie të brendshme do të krahasohen me trenat me avull, teksa ato me elektricitet apo hibride pushtojnë gjithnjë e më shumë tregun ndërkombëtar.

Thuajse të gjithë prodhuesit më të famshëm të automjeteve në botë e kanë pranuar tashmë këtë realitet dhe kanë arritur të prezantojnë prototipat e parë të makinave elektrike.

Gjiganti i automjeteve Volvo deklaroi se pas vitit 2020 do prodhojë vetëm makina elektrike, ndërsa Franca do ndalojë çdo automjet me benzinë dhe naftë pas vitit 2040.

E përsa i përket adoptimit të teknologjive të reja, nga smartfonët, te kompjuterat dhe makinat elektrike, shqiptarët nuk mbeten pas.

Por problemi që do të mund të vijë natyrshëm me shtimin e numrit të makinave elektrike në vendin tonë, do jetë mungesa e teknikëve të specializuar për riparimin e tyre, një profesion që do bëhet gjithnjë e më i kërkuar në vendin tonë.

electric-car5h5h.jpg

Marka të ndryshme të makinave elektrike në 2017-ën

Shqiptarët janë të prirur që automjetin e tyre ta mbanjën për një kohë të gjatë, nxitur edhe nga rethanat si mundësitë financiare etj. Ndryshe nga të huajt që në shumë raste e shesin për një model më të ri, apo nga bezdia për t’u marrë me riparimin e saj, ne kemi treguar të kundërtën.

Makinat elektrike kanë shumë elementë të përbashkët me ato tradicionale, por kanë edhe komponentë unike që i ndajnë ato nga automjetet konvencionale, si bateria litium-jon dhe motori elektrik.

Mungesa e mekanikëve të specializuar në riparimin e makinave elektrike është ndjerë edhe në Shtetet e Bashkuara, madje vitin e kaluar, industria e automobilëve i bëri thirrje qeverisë të ndalojë ata që i quan si “kaubojsë të pakualifikuar” të kryejnë servisin e makinave elektrike.

Në fakt është tepër e rrezikshme të lejosh dikë pa eksperiencë të fusë duart në një automjet që punon me 300 volt dhe mund të vë në rrezik jo vetëm jetën e tij por edhe të të tjerëve. Aqmëtepër që askush nuk do të dëshironte që makina e tij të shërbente si mjet eksperimental për të zgjeruar njohuritë e mekanikut.

trhe45hy45h4hj45jjkk.jpg

Motori i një makine elektrike

Në SHBA janë aktualisht rreth 180 mijë mekanikë, ku vetëm 40 mijë prej tyre janë të specializuar dhe posedojnë licencë. Në rrugët e SHBA-ve ka rreth 540 mijë automjete elektrike, ndërsa personat e specializuar për t’i riparuar nuk kalojnë 2 mijë.

Në shumë shtete perëndimore tashmë ofrohen kurse të posaçme për trajnimin e teknikëve të makinave elektrike.

Profesioni Teknikut të Inxhinierisë Elektrike, që përfshin edhe riparimin e makinave elektrike mund të përvetësohet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës. / A.L / Newsbomb.al

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img