Produksioni i Big Brother Vip3 ka konfirmuar banorin e dytë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Pas moderatorit nga Kosova Meriton Mjekiqi, Ledjona Xheladinaj do të jetë banorja e dytë e edicionit të tretë të Big Brother Vip. Sonte 13 janar në ekranin e Top Channel do të nisë Big Brother Vip3 me prezantues Ledion Liçon.
Por kush është banorja e dytë e shtëpisë së Big Brother?
Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.
Lexo edhe: Sonte nis Big Brother Vip, Arbana Osmani uron Ledion Liçon: Suksese miku im i vjetër
Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Këtu kujtojmë historinë e Esmasë në emisionin “Piranjat” e cila la burrin dhe fëmijët për tu arratisur me të dashurin e saj, por që më pas u pendua dhe u rikthye te bashkëshorti dhe fëmijët.
Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.
Pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip e ka konfirmuar edhe aktori i humorit, Julian Deda.