Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Prodhuesit: Mielli serb, pa cilësi. Është për biskota por përdoret për bukë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mielli që vjen nga Serbia është i një cilësie te ulët dhe nuk përmban vlera ushqyese.

Ky është alarmi që ngre kryetari i unionit të prodhuesve të miellit, Adi Haxhiymeri, i cili ka thënë për VizionPlus se prej dy vitesh shqiptarët konsumojnë miell pa përqindjen e duhur të proteinave. Haxhiymeri i kërkon Ministrisë se Bujqësisë të verifikojnë miellin që shqiptarët konsumojnë.

Nëse qeveria nuk do të marrë masat dhe të ndalojë këtë miell, prodhuesit në Shqipëri kërcënojnë se do të mbyllin fabrikat. Kryetari i unionit të prodhuesve të miellit thotë se është e pamundur që mielli që vjen i gatshëm nga Serbia është më i lirë se gruri normal që ata blejnë. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaron se mielli që vjen nga Serbia është i kontrolluar dhe brenda standardeve që përcakton ligji në Shqipëri.

Që prej dy vitesh, prodhuesit shqiptar të miellit akuzojnë se nga doganat shqiptare po hyn miell serb i cilësisë së ulët, i cili hyn si produkt për t’u përdorur për biskota, por që sipas tyre përzihet me miell normal, dhe përdoret për bukë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img