Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Prodhuesi i Marlboro: Pas 10 viteve s’do ketë më cigare!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një prej kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e duhanit, Philip Morris International paralajmëron fundin e cigareve gjatë 10 viteve të ardhshme.

Shefi ekzekutiv i kompanisë që prodhon Marlboro, tha se mund të shohë një botë pa duhan, dhe sipas tij, sa më shpejtë të ndodhë, aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Jacek Olczak shpjegoi se mendon që duhani duhet të trajtohet si makinat me karburant, shitja e të cilave pritet të ndalohet prej vitit 2030, raporton newsbomb.al.

Duke folur për The Sunday Telegraph Olczak tha se qeveritë duhet të veprojnë për t’i dhënë fund konfuzionit që ekziston mes duhanpirësve, disa prej të cilëve mendojnë se “ka alternativa edhe më të këqija se duhani”.

“Jepini atyre një zgjidhje alternative pa duhan. Me rregullat e duhura, mund të zgjidhet brenda 10 viteve në disa shtete. Ky problem mund të marrë fund njëherë e mirë”, tha ai.

Kur u pyet nëse Philip Morris do të ndalonte gjithashtu prodhimin e cigareve, Olczak u përgjigj: “Absolutisht”.

“Zgjedhja e parë më e mirë është që konsumatori ta lë duhanin. Por nëse nuk e bën këtë, zgjedhja e dytë më e mirë është të ndalohet shitja në Britaninë e Madhe”, përfundoi ai.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img