Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Procesi rindërtimit, Rama flet me shifra: 1 mijë shtëpi do hapin dyert pasnesër, 4 mijë e 500 banesa individuale përfundojnë brenda 6-mujorit të parë të 2021

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

327c397f61c0538a892aef3b2ec96e9e

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka folur edhe për ecurin në procesin e rindërtimit.

Rama është shprehur se 1000 shtëpi të reja do hapin dyert dy ditë më pas për të mundësuar kalimin e Vitit të Ri në një streh të re, teksa u tha se në mars përfundojnë 2500 shtëpi dhe janë në total 4500 shtëpi që mbyllen brenda 6 mujorit të parë të vitit 2021.

“Rindërimi ecën me ritme pozitive, për fat të keq ndërhyrja e Covidit në gjithë procesin na bëri që shumë aspekte të frenohen. Kemi disbursuar 289.5 mln euro dhe 250 mln euro hua nga konferenca e donatorëve, janë të kanalizuara, pa 25 mln eurot direkte në buxhet. Janë 280 mln euro dollarë, 28 miliardë lekë për 2021. 28 kantiere infrastrukture publike që kanë filluar ose janë në proces, dhe faktikisht e gjithë puna e rindërtimit prek shumë më tepër se familjet. Janë 500 mijë banorë që afektohen drejtpërdrejt qoftë nëpërmjet shkollave shumë më të mira, qoftë infrastrukturë, shërbimin shëndetësor. Spitali i ri i Laçit, 6 qendra të mëdha shëndetësore në atë zonë. Dhe tjetra, 450 kompani shqiptare dhe afro 25 mijë punonjës, punëtorë të punësuar në Rindërtim. 158 objekte arsimore për 25 mijë fëmijë, vazhdojmë me banesat individuale, 1 mijë shtëpi të reja që hapin dyert deri pasnesër për të mundësuar kalimin e viti të ri në një strehë të re. Në mars përfundojnë 2500 shtëpi të tjera. Në total 4 mijë e 500 shtëpi që mbyllen brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Kanë filluar apartamentet e reja.

Rindërtimi do jetë një transformim kolosal, si me kopshtet, shtëpitë por edhe me lagjet e reja që do rindërtohen” tha Rama

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img