Grupi parlamentar i Partisë Socialiste thotë se nëse opozita nuk sjell emrat për presidentin e ri me firmat që duhen, atëherë do i japë vetë mazhoranca propozimet.
PS i ka dhënë afat opozitës që deri në raundin e tretë të dorëzojë emrat me firmat, ndryshe PS do të japë propozimet e saj në raundin e 4.
“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.
Kujtojmë që dje opozita propozoi 8 emra për kandidat për president, ndërsa sot grupi parlamenta i PD od të mblidhet serish sot.