Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
31 °
Enj
31 °
Pre
31 °
Sht
30 °
E martë, 24 Maj, 2022
spot_img

Procesi ndaj Ardian Çapjas, zbardhet dëshmia e të penduarit: I kërkoj ndjesë nënës…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ervis Bardhi, i penduari i drejtësisë në çështjen në ngarkim të Ardian e Florenc Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan, ka dhënë dëshminë e tij sot para Gjykatës së Posaçme.

Ai tregoi në seancë sesi ishte njohur me Gentian Beqirin në burgun e Peqinit, miqësinë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapjes, deri në ditën e vrasjes. 

Bardhi e nisi dëshminë duke thënë: “Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës”.

Kujtojmë se vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir ndodhi në gushtin e vitit 2012 në Elbasan, ku tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqiri ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardian e Florec Çapja, ku Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img