Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Procesi i rindërtimit, publikohet LISTA me emrat që përfitojnë grantin e radhës në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

be3a5f953aa21efe750dbe2de81e2d9f

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje ku u miratuan katër vendime të rëndësishme, mes tyre edhe lista e nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe lista e subjekteve përfituese.

Subjektet dhe individët, që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

1.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

2. Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

3. Për sistemimin e familjes së zj.Anila Banush Ymeri në apartamentin me sipërfaqe 50,21 m² , me strukturë (1+1), me nr. pasurie 2/130-1-10, zona kadastrale 8513, lagja nr.5, rruga “Teodor Rupi” nr.21, Durrës, pronë e dhuruar Entit Kombëtar të Banesave sipas marrëveshjes nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe “Balfin” shpk, nr. 148 prot., datë 22.01.2020.

4. Për miratimin e listës së subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

Link: Lista e nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksion 

Link: Lista e subjekteve përfituese të grantit të rindërtimit të banesave individuale  

 

Më shumë

spot_img
spot_img